08:59 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Rashica tregon muskujt

Pas barazimit 2-2 me Borusinë e Dortmundit, mesfushori i Werder Bremenit Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai ka postuar një fotografi nga ndeshja të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin

“Krenar me ekipin, do të japim gjithçka deri në fund”. Në këtë ndeshje Rashica regjistroi një asistim, që e qon në 4 numrin e asistimeve këtë edicion në Bundesligë, ndërsa 22 vjeçari ka realizuar edhe 8 gola.

/Indeksonline/