75 Mall Live Search
23:24 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / S Z

Rashiq: Vuçiq merret me mua, se jam njeri i fakteve

Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që kemi tani, tha ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Ai, duke komentuar situatën në veri, tha se serbët në veri janë të befasuar nga një veprim i tillë, që sipas tyre, ishte krejtësisht i papjekur.

Rashiq më tej shtjelloi gjendjen duke marrë si shembull kohëzgjatjen e krizës në veri të vendit, duke marrë si shembull një fëmijë 10 vjeç, kur ka nisur kriza, kur ka përfunduar lufta e deri më tani.

“Paramendoni se dikur një fëmijë 10 vjeç tani është 30 vjeç e tani ai mendon se kështu funksion sistemi”, derisa shtoi se për këtë gjendje në të cilën gjendemi, organizatorët janë fajtorë absolut.

“Nuk mund të them se di, por supozoj se është e mundur që është dikush i lidhur me ta, por ka pasur dikush që nga Serbia është lidhur me ta ,ku janë përgatitur stërvitje në jug të Serbisë, ku është bazë ushtarake dhe nëse këto nuk janë të ushtrisë, organet e sigurisë do të duhej ta dinin”, deklaroi Rashiq në RTK Prime, derisa shtoi se regjimi i Beogradit vepron çdo ditë ndryshe.