18:44 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rashit Qalaj priti në takim ekipin e Policisë së Kosovës në futboll që u zgjodhën kampion në Kroaci

Drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur sot në takim  ekipin e Policisë së Kosovës në futboll të cilët u shpallën Kampion në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Poreç të Kroacisë.

Turneu në fjalë është zhvilluar në muajin shtator dhe morën pjesë 17 shtete nga e gjithë bota, transmeton Indeksonline.

Përpos aktiviteteve të shumta të cilat realizohen nga pjesëtarët e shumtë të Policisë së Kosovës, këta të fundit janë treguar mjaft të angazhuar edhe në fushën e sportit, këtë radhë në futboll.

“Me këtë rezultat të arritur ekipi i Policisë së Kosovës, ka dëshmuar edhe njëherë disiplinën, përkushtimin dhe angazhimin e saj profesional në fusha të ndryshme, duke përfaqësuar dhe njëherit paraqitur imazh pozitiv të institucionit policor dhe të vendit para 17 vendeve të botës, duke triumfuar në pozitën e parë në këtë garë sportive të institucioneve”, është thënë në njoftimin e policisë./Indeksonline/