13:40 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Rashkaj kujton ndeshjen me Haitin: Emocione që s’harrohen asnjëherë!

Sot është përvjetori i shtatë i ndeshjes historike midis Kombëtares së Kosovës dhe Haitit.

5 marsi 2014 do të mbahet mend gjatë për sportin në Kosovë, pasi shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA lejoji zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

Përmes një interviste të shkurtër për IndeksOnlinen, Anel Rashkaj, ish-kapiteni i “Dardanëve” atë kohë thotë se ende ka emocione sa herë që e kujton këtë ditë.

“Kjo ndeshje ka qenë e veçantë në shumë aspekte. Nuk ka qenë vetëm një ndeshje futbolli, por një ndeshje me domethënien të madhe për shtetin tonë dhe për popullin. Emocionet janë të paharruara nga kjo ditë dhe unë jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e këtij ekipi në këtë ndeshje”, ka thënë Rashkaj për IndeksOnlinen.

Takimi i luajtur në stadiumin “Adem Jashari” – Mitrovicë, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0 me 0./IndeksOnline/