14:42 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rashkaj te Feronikeli? Ja çka thotë mesfushori kosovar

Ditëve të fundit disa mediume shqiptare raportuan që Anel Rashkaj do të rikthehet për të luajtur në Superligën e Kosovës te Feronikeli.

Megjithatë këto janë vetëm spekulime.

29 vjeçari që luan te skuadra suedeze Eskilstuna ka thënë se nuk e ka ndërmend njëherë të vazhdoj karrierën në Kosovë.

“Jo jo, s’ka të vërtetë asgjë rreth Feronikelit. Është amaterizëm i disa portaleve. Kontrata me ekipin më skadon në nëntor dhe me shumë gjasë atëherë do të transferohem diku, por nuk i dihet edhe këtë verë nëse vjen ndonjë ofertë interesante” deklaroi Rashkaj për Indeksonline.

Rashkaj ishte grumbulluar së fundi me Kombëtaren e Kosovës dhe luajti mjaft mirë për 20 minuta kundër Bullgarisë në fitoren 3-2 në Sofje. /Indeksonline/