17:21 / E Enjte, 28 Maj 2020

Raspberry Pi 4 tashmë ka po aq memorie sa një smartfon flagship

Fondacioni Raspberry Pi ka dyfishuar memorien RAM në modelin Raspberry Pi 4 në 8GB dhe do të kushtojë 75 dollarë.

Për të përfituar nga avantazhet e mories ekstra fondacioni ka publikuar një version 64-bit të sistemit operativ dhe është në fazë eksperimentale.

Por Raspberry Pi 4 është e njëjta pajisje që u prezantua në Qershor të vitit të kaluar me të njëjtin procesor, portë HDMI, USB 3 dhe Ethernet.

8GB RAM janë një sasi e konsiderueshme për madhësinë e çmimin e Raspberry Pi. Po kaq RAM kanë edhe smartfonët flagshipë të prezantuar në dy vitet e fundit dhe mjaftojnë sa për të fuqizuar një kompjuter gaming të segmentit të ulët.

Fondacioni thotë se kjo memorie shtesë do të mund të përdoret për të përpiluar pjesë të mëdha softueri dhe realizuar detyra më të vështira. Sistemi operativ i ri 64-bit Raspbian tashmë do të quhet Raspberry Pi OS.

Aktualisht ka një kernel 32-bit që do të thotë se nuk shfrytëzon dot kapacitetin 8GB të memories RAM. Së bashku me modelin 8GB, Raspberry Pi 4 ofrohet edhe në konfigurimet 4GB dhe 2GB me çmime 55 dhe 35 dollarë respektivisht

Mos i humb