12:45 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / B O

Rast i rrallë, i riu i nxjerr armën gazetarit përpara kamerave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ekuador. Gazetari sportiv, Diego Ordinola, po prezantonte ndeshjen e radhës në stadiumin “Monumental”, kur një person i afrohet papritur duke ia drejtuar armën.

Hajduti i kërkon trupës televizive celularët dhe zhduket më pas në trafikun e kryeqytetit, i ndihmuar nga një bashkëpunëtor me motor.

E gjithë skena është filmuar nga kameramani, i cili dukej gjakftohtë përballë kësaj situate aspak të lehtë.

“Nuk punojmë dot rehat!”, komentoi Ordinola në Twitter mbi aventurën e tij të hidhur aq sa të pazakontë, por që po e bën atë të njohur globalisht.