07:28 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Rastet për 1 milion banorë: Ku renditet Zvicra

Zvicra është një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi.

Madje, sipas statistikave për 1 milion banorë, Zvicra ndodhet në vendin e parë në botë sa i përket rasteve.

Zvicra numëron 1713 raste për 1 milion banorë, duke kaluar Spanjën me 1712 raste dhe Italinë me 1616 raste.

Kurse sa i përket vdekjeve, renditet në vendin e gjashtë me 35 vdekje për 1 milion banor. Italia është në vendin e parë me 178 vdekje, derisa Spanja e dyta me 145, përcjell tutje albinfo.ch.

Në përgjithësi, në Zvicër janë 14 829 raste, 300 vdekje. Sot janë regjistruar 36 raste të vdekjes për shkak të virusit, si dhe 753 raste. Të shëruar janë 1595, kurse në gjendje më të rëndë janë 301 persona.