14:48 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rasti i fajdeve: Dënohen Hashimi dhe Rexhepi

Pas raportimit të Indeksonline, autoritetet e drejtësisë kanë shpallur fajtorë Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin për veprën penale mashtrim.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 3 vjet e 9 muaj burgim Rrahim Hashimin, ndërsa Kadri Rexhepin me 3 vjet.

Image result for rrahim hashimi indeksonline
Rrahim Hashimi
Image result for kadri rexhepi
Kadri Rexhepi

Ndryshe, Policia e Kosovës i kishte arrestuar dy të akuzuarit nën dyshimin për mashtrim/ fajde.

Indeksonline kishte raportuar disa herë radhazi lidhur me dy emrat e lartcekur, për veprimtarinë e tyre të dëshmuar edhe përmes video-incizimeve.