08:29 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rasti i vdekjes së Agon Musliut, sot intervistohet babai i tij

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin kundër COVIDIT-19 nga Qeveria e Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të zhvillohen dy intervista, ku do të dëshmojë Valdet Hasani, ish-menaxher i Qendrës së Karantinës në orën 11:00 si edhe babai i të ndjerit Agon Musliu, Naim Musliu në orën 14:00.

Agon Musliu, 26-vjeçari nga Gjilani, vdiq muaj më parë, ku dyshohet se kishte kërcyer nga konvikti në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.