15:48 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rasti Limaj, prokurori asnjë provë për keqpërdorim të buxhetit

Gjykimi ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj në rastin e njohur si MTPT po shkon drejt fundit.

Prokurori i çështjes Charles Hardaway, ka dhënë fjalën përfundimtare për këtë rast.

Në fjalën e tij përfundimtare prokurori nuk ka paraqitur asnjë dëshmi apo provë për keqpërdorim të buxhetit. Përveç, që nuk ka ofruar dëshmi ai nuk ka përmendur ndonjë fjalë se është keqpërdor buxheti.

Për më shumë prokurori i çështjes është mbështetur në disa SMS, të cilat gjykata i ka cilësuar si të papranuar për shkak se ishin të montuar, transmeton Indeksonline.

Qysh në fillim të këtij procesi, Limaj kishte deklaruar se nuk e ka dëmtuar për asnjë cent buxhetin e vendit.

“Ku janë provat? Ku janë milionat? Ku janë? Gjejeni një cent që e kam keqpërdorur në Ministri të Transportit. Zero cent është keqpërdorur nga unë si ministër dhe kjo do të dëshmohet. Unë, prindërit dhe vëllezërit e mi, asgjë nuk i kemi marrë këtij vendi, por vetëm i kemi dhënë”, kishte thënë ndër të tjera Limaj./Indeksonline/