17:06 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Rasti “Ryshfeti” ndaj Zaevit, dëshmoi biznesmeni nga Strumica

Në seancën e sotme në proecsin gjyqësore për rastin “Ryshfeti” ku kryeministri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev akuzohet se ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni nga Strumica Ivan Niokollov, për dhënien e tokës me qira ka dëshmuar sot ky i fundit, raporton Indeksonline Maqedoni.

Biznesmeni, Ivan Nikollov në Gjykatën Penale tha se lideri i LSDM-së i ka kërkuar 3 euro ryshfet për metër katror, dhe atë një euro për të, një për kishën dhe një për partinë,

Megjithatë, kjo që e ka thënë sot biznesmeni nuk përputhet me të atë që e ka thënë më herët në hetim sepse atëherë ka thënë se gjoja se Zaev i ka thënë të jep tre euro ryshfet për ndërtimin e kishës.

Këtë deklaratë e lexoi avokati i Zaevit në procesverbalin e hetimit. Megjithatë, dëshmitari përsëri thoshte se ai nuk e ka thënë atë në Prokurori, por disa herë konfirmoi se nënshkrimi në procesverbal është i tij.

Duke u përgjigjur në pyjetjet e avokatit të Zaevit, Filip Medarski, dëshmitari mes tjerash ka deklaruar se më 19 dhjetor të vitit 2013 kur ka shkuar ta paraqet rastin në MPB, është takuar me ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov.

Derisa ka lëvizur nëpër korridoret e MPB-së me dy persona Zharko dhe Vllatko, për të cilët nuk tregoi se çfarë pozite kanë pasur, ka ardhur deri në takim të rastësishëm me Çavkovin. Ashtu siç tha ai, një derë është hapur dhe brenda ka qenë Çavkov i cili i është drejtuar me fjalët “Ivo, çfarë këtu?”.

Ndryshe, video-inçizimi që posedohet nga Gjykata dhe që përdoret si dëshmi në rastin “Ryshfet”  sot nuk u pa në seancë publike, siç u paralajmërua më herët se do të mund të shihet edhe nga opinioni.

Kujtojmë që kryeminstri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet./Indeksonline/