17:02 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / MSH

Rasti “Subvencionet”, intervistohen dy të dyshuar për ryshfet dhe keqpërdorim pozite

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, sot në vazhdën e zhvillimit të hetimeve në rastin e njohur si ‘subvencionet’, me autorizim nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka intervistuar dy persona.

V.P. dhe P.B., u intervistuan nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘marrja e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’

Pas intervistimit, i dyshuari V.P. me aktvendim të prokurorit ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari P.B., lirohet dhe lënda ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.