13:30 / E Hënë, 15 Prill 2024 / Gj. Sh

Raul Garcia do të pensionohet në fund të sezonit

Legjenda e futbollit, Raul Garcia ka vendosur ta lë futbollin në moshën 37-vjeçare.

Vendimin e ka treguar paraditen e sotme për shokët e skuadrës, në ambientet e klubit të Athletico Bilbaos.

Lojtari nga Navarra ka grumbulluar shifra të pabesueshme në futbollin spanjoll, ku është i treti në renditjen për ndeshjet e La Liga me 602 ndeshje. /IndeksOnline/