11:36 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Raul: Rodrygo duhet të jetë në ekipin e parë

Trajneri i Real Madridit Castilles, Raul Gonzalez, ka thënë se sulmuesi, Rodrygo Goes duhet të luajë në ekipin e parë.

Braziliani është transferuar në “Santiago Bernabeu”, këtë vit dhe ende nuk ka luajtur në ekipin e parë.

Real Madridi Castilla barazoi me Las Palmas B këtë të shtunë dhe Rodrygo nuk ishte pjesë e ekipit, mirëpo nuk ishte i ftuar as nga Zidane për ndeshjen me Sevillan.

Legjenda e Realit tha se braziliani meriton mundësinë për të luajtur në ekipin e parë.

“Kemi 18 lojtarë në skuadër dhe ai qëndroi mbrapa, pasi është lojtar i ekipit të parë. Kurdo që të na thonë që ai duhet të luajë në Castilla, do të jem i gëzuar që e kam në klub”, deklaroi ai.