08:11 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Raundi i dytë i zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut

Sot qytetarët e Maqedonisë Veriore me të drejtë vote, mund të votojnë për të zgjedhur presidentin e vendit.

Në raundin e dytë në garë janë kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili mbështete nga partitë e pozitës.

Votimet fillojnë nga ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në 3.480 vendvotime në vend dhe në 32 jashtë vendit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Zgjedhjet do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.