10:19 / E Hënë, 08 Mars 2021 / Blerim

RB Leipzig i ka borxh Liverpoolit, kjo është arsyeja!

Skuadra e Leipzingut duhet t’i paguajë Liverpoolit kompensim prej 1.3 milionë dollarësh për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi, “The Reds” do të udhëtojnë përsëri në Budapest për të zhvilluar ndeshjen e tyre të dytë në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Ky kompensim me para vjen, pasi shteti gjerman ka ndaluar çdo ekip të udhëtojë drejt vendit të tyre dhe si pësojë e shpenzimeve që skuadra anglez i ka bërë me udhëtimin në Budapest – Hungari, Leipzingu i detyrohet t’ua paguajë atyre plot 1.3 milionë dollarë.

Kujtojmë se ky takim do të zhvillohet më 10 mars duke filluar nga ora 21:00, kështu ndeshja e parë u mbyll në 0:2 në të mirë të klubit të Kloppit.