14:10 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / A. A

Reagim i fortë nga Liverpooli, pasi Alexander-Arnold e Keita ishin pre e abuzimeve raciste

Liverpooli thotë se abuzimi racist në rrjetet sociale “nuk mund të lejohet të vazhdojë” pasi Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita ishin në shënjestër.

Dy futbollistët morën komente me ‘emoji’ racistë në rrjetet e tyre sociale, transmeton Indekonline .

Ekipi i Premier Ligës ka njoftuar se do të punojë me autoritetet relevante për të identifikuar autorët.

“Përsëri jemi të zhgënjyer me abuzimin që kanë pasur futbollistët tanë pas një ndeshje futbolli. Ne i japim përkrahjen tonë të plotë lojtarëve dhe autorët do t’i ndjekim penalisht” njofton Liverpooli.

/Indeksonline/