15:50 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Reagim i KRU” Prishtina”: Në Mati 1 nuk ka reduktime aty janë duke u bërë keqpërdorime të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujesjellësit KRU “Prishtina”, ka reaguar ndaj shkrimit të  publikuar pak më parë në IndeksOnline, “Mati 1 që dy ditë pa ujë, banorët ankohen për gjendjen e rënduar higjienike në kohë pandemie”.

Shkrimi ishte bërë pas ankesave të qytetarëve të kësaj lagjeje, të drejtuara në adresë të IndeksOnline.

Tutje në reagimin e KRU “Prishtina”, thuhet se në asnjë lagje të kryeqytetit nuk është duke u aplikuar masa e reduktimit të ujit të pijshëm, por se ka keqpërdorime të shumta të tij nga banorët e lagjes Mati 1.

Sqarimi i plotë i KRU “Prishtina”

 Sqarim lidhur me shkrimin tuaj të ditës së sotme , 30 mars 2020 lidhur me mungesën/ reduktimet e ujit në lagjen ” Mati 1″ në Prishtinë.

KRU” Prishtina” nuk është duke aplikuar asnjë reduktim në asnjë lagje të kryeqytetit, përkundrazi furnizimi me ujë të pijshëm është stabil dhe po punohet me kapacitete maksimale nga të trija fabrikat e trajtimit të ujit.

Në lagjen Mati 1 nuk ka reduktime nga ana jonë, aty janë duke u bërë keqpërdorime të ujit të pijshëm dhe persona të papërgjegjshëm po manipulojnë edhe me valvolat e ujit që shërbejnë për ndaljen dhe lëshimin e ujit për zonat e caktuara.

Me nderime,