17:09 / E Martë, 30 Qershor 2020

Reagim i Kryetarit Imri Ahmeti ndaj kompanisë së Ujësjellësit Prishtina

Paralajmërimi për reduktime të furnizimit me ujë nga KRU Prishtina është shqetësues dhe i pajustifikueshëm!

Asnjë arsye nuk mund të përdoret për mos furnizim me ujë në veçanti kur me kohë kemi shpreh gatishmërinë tonë si komunë të investojmë në puse dhe burime të reja të ujit, me qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë.

Kërkesat tona të adresuara kohë pas kohe për rregullimin e defekteve të ujësjellësit, për humbjet e ujit, për rregullimin e defekteve në kanalizime, për hapjen e burimeve të reja, etj.

Edhe sot e kësaj dite edhe pse janë përgjegjësi ligjore e kompanisë se ujësjellësit, komuna akoma merret me riparime të defekteve në ujësjellës e kanalizime.

Nga ana tjetër ujësjellësi faturon dhe inkason për çdo familje që ka të instaluar orëmatësit e ujit pavarësisht mos furnizimit me ujë. Komuna ka shpreh vullnetin e investimeve në burime shtesë dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta inspektuese për kursimin e ujit por justifikimet e ujësjellësit janë vetëm alibi e papërgjegjësisë së tyre.

Ne kërkojmë nga KRU Prishtina të shtojë kapacitetet në furnizim me ujë duke mos lejuar reduktime, të shtoj burimet e ujit te pijshëm, të sanoj defektet në teren dhe të ndërmarri urgjent veprime inspektuese për mbarëvajtjen e sistemit të ujit të pijshëm.

Zgjidhja ma e lehtë është reduktimi por është papërgjegjësi totale karshi nevojave të qytetareve.

Për ne është e papranueshme! Përsëri edhe kësaj radhe publikisht shprehim gatishmërinë tonë të investojmë dhe të na krijoni mundësi për koordinim të përbashkët në dobi të furnizimit me ujë. Ujësjellësi duhet të mobilizoj kapacitetet për të përmirësuar furnizimin e jo të dënoj qytetaret me reduktime.