Reagim klasi nga CR7 pasi dy tifozë u futën në fushë për ta takuar atë
Manchester Unitedi i Jose Mourinhos pësoi humbje nga Juventusi me rezultat, 0-1 në ”Old Trafford” mbrëmë.
Paulo Dybala ishte heroi i Juves mbrëmë pasi shënoi golin e vetëm dhe të fitores, teksa ”Djajtë e Kuq” janë ende pa fitore në shtëpi në Champions League këtë sezon.
Ndërsa, e gjithë vëmendja ishte te Cristiano Ronaldo në ”Old Trafford” pas përfundimit të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.
Dy të rinjë u futën në fushën e lojës duke tentuar që ta takojnë ish-sulmuesin e Manchester Unitedit.
Në të dyja rastet, sigurimi ia arriti që t’i ndalojë tifozët në fjalë para se të arrinin te Ronaldo.
Por, sulmuesi portugez tregoi zemërgjerësinë e tij duke shtrënguar duart me njërin, teksa me tjetrin bëri edhe ”selfie”./IndeksOnline/
❌ First pitch invader taken down by stewards…
?…@Cristiano Ronaldo shakes his hand.
❌ Second pitch invader stopped by stewards…
?…@Cristiano Ronaldo takes a selfie.
? Always has time for his fans. pic.twitter.com/VtWNqcIiiw
— SPORF (@Sporf) October 23, 2018