Reagimi emocionues i kolegëve të gazetarit rus, kur kuptojnë se ai është gjallë
Gazetari rus i cili është raportuar gjatë ditës së djeshme se ishte qëlluar për vdekje, është shfaqur sot i gjallë.
Arkady Babcenkos, 41 vjeçar është shfaqur sot gjallë e shëndosh në një konferencë për media, ku edhe u zbulua se vdekja e tij ishte organizuar.
Kur ai u shfaq në konferencë, kolegët e shokuar të Arkady Babcenkos shpërthyen në festë në redaksinë e tyre në Kiev, kur 41 vjeçari i ngjit në skenë në mënyrë të ndritur dhe të padëmtuar.
Disa nga ta të hutuar shpërthyen në lot gëzimi, disa të tjerë u ulën në heshtje të habitur përderisa panë atë shëndosh e mirë.
Të martën, policia kombëtare e Kiev thanë se Babcenko, një kritik i fortë i Kremlinit, ishte qëlluar disa herë në shpinë, në ndërtesën e tij ku gruaja e tij e gjeti të shtrirë për tokë.
Ata madje nxorën një fotografi që me sa duket tregonte trupin e tij me plumba./Indeksonline/
Gazetari “anti-Putin” që dihej i vdekur, shfaqet i gjallë në një konferencë (Video)