17:00 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Gazetari “anti-Putin” që dihej i vdekur, shfaqet i gjallë në një konferencë (Video)

Një gazetar rus, i cili u raportua se ishte qëlluar për vdekje në Kiev, është “rikthyer” gjallë e shëndosh duke u paraqitur në një konferencë shtypi në Ukrainë.

Arkady Babchenko, një kritik i Vladimir Putini, u raportua se ishte qëlluar për vdekje të martën dhe ishin shfaqur edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Gruaja e tij thuhet se e ka gjetur atë me tre plagë plumbash dhe e ka lajmëruar shërbimin emergjent dhe ai vdiq në rrugën e tij për në spital.

Megjithatë, këtë pasdite ai ishte parë i gjallë duke u shfaqur në një konferencë shtypi.

Edhe gruaja e tij nuk e dinte se ai ishte i gjallë. Ai tani ka kërkuar falje.

Vasily Gritsak, kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, tha në një konferencë shtypi të mërkurën se agjencia falsifikoi vdekjen e Babchenko për të kapur ata që po përpiqeshin ta vrisnin.

Kiev dhe policia kombëtare thanë se Babcenko, një kritik i fortë i Kremlinit, u qëllua shumë herë në shpinë në ndërtesën e tij të banesës dhe u gjet nga gruaja e tij.

Ai u paraqit në konferencë gjatë ditës së sotme duke kërkuar falje për të gjithë ata që mendoni se ishte vdekur.

Babchenko, 41 vjeç, një reporterët më të njohur të luftës kundër Rusisë, kishte kërcënime të përsëritur në drejtim të tij dhe familjes së tij./Indeksonline/