15:21 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reagimi epik i Simeones pas golit të Messit

Lionel Messi ishte vendimtar në derbin spanjoll Atletico Madrid – Barcelona.

Argjentinasi shënoi golin e fitores në Wanda Metropolitano, për t’i kthyer katalunasit në vendin e parë në La Liga.

Një gjë që ndoshta iu ka ikur nga kjo super ndeshje, është reagimi i trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, transmeton Indeksonline.

Në videon më poshtë, shihet argjentinasi duke përcjellur më vëmendje aksionin dhe pasi shënon Messi, ai hap krahët dhe sikur thotë “si ta ndalim këtë njeri?”, më pas duartroketë.

/Indeksonline/