16:34 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Allegrit pasi fitoi çmimin e trajnerit më të mirë italian

Maxi Allegri ka thënë se dëshiron të qëndrojë edhe më gjatë te Juventusi pasi e fitoi çmimin e trajnerit më të mirë italian për vitin 2018, të quajtur, ”Panchina d’Oro”.

Allegri mposhti në këtë garë trajnerin e Chelseat, maurizio Sarrin dhe Simone Izaghin e Lazios.

”E falënderoj stafin tim, të cilët largojnë paksa presionin tek unë dhe më lënë që të punoj më lehtë”.

”Lëvdatat duhet të shkojnë edhe te lojtarët dhe klubi. Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Tani, jam më refleksiv”.

”Do ta shohim nëse do të kemi fat në skuadër. Gjëja më e rëndësishme është që ta kuptojmë se ku do të jemi në mars”.

”Niveli ynë është rritur, dhe ne duhet të tregojmë tutje kualitet. Për titullin e Serie A-s, rivalët tanë janë Napoli dhe Interi”, tha Allegri pasi mori çmimin e lartëcekur./IndeksOnline/