12:57 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Ambasadave të huaja për suksesin historik të Përfaqësueses kosovare

Suksesi historik i Kombëtares kosovare mbrëmë bëri bujë të madhe kudo.

Djelmoshat kosovar mposhtën Azerbajxhanin me rezultat, 4-0 në Prishtinë, saktësisht në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Me këtë fitore, ”Dardanët” kualifikohen në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, ku do të përballen me Maqedoninë.

E natyrisht këtij suksesi i janë gëzuar të gjithë në Kosovë e më gjerë, shkruan IndeksOnline.

Por, si reaguan Ambasadat më të mëdha – Amerikës, Francës, Gjermanisë – për këtë sukses madhështor të Kosovës?

Ambasada e Amerikës në Kosovës e ka uruar Kosovën përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

”Përgëzime Kosovës për fitoren e madhe në ndeshjen e futbollit të mbrëmshme në Ligën e Kombeve”.

Kurse, Ambasada e Francës shkroi: ”Urime ekipit të Kosovës për fitoren madhështore kundër Azerbajxhanit 4:0, që siguron vendin e parë në grup, kalimin në Ligën C dhe vazhdimin e garës në play-off për Kampionatin Evropian 2020!”.

Dhe për fund, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë uroi Kosovën për fitoren e djeshme, duke shtuar se mezi presin ta shohin Përfaqësuesen kosovare në play-off.

”Përgëzime Kosovës për fitoren kundër Azerbajxhanit dje dhe promovimin në Ligën C të Ligës së Kombeve”.

”Mezi presim ta shohim Përfaqësuesen kosovare në play-off”, lexohet në urimin e Ambasadës gjermane./IndeksOnline/