12:48 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i De Ligt kur pyetet për interesimin e Barçës

Mbrojtësi i talentuar holandez që luan tek Ajaxi, Matthijs de Ligt, është njëri prej top objektivave të Barcelonës për verën e ardhshme.

Megjithatë, Barça, nuk është klubi i vetëm që është vënë pas De Ligt.

Barcelona ka qenë duke e vëzhguar zhvillimin e mbrojtësit që një kohë të gjatë, por gjithashtu edhe rivali i grupit në Champions League, Tottenhami.

Por, De Ligt mbetet i qetë pavarsisht zërave për interesimin nga Barça. Ai dëshiron të mbetet i fokusuar tek Ajaxi si dhe te Kombëtarja holandeze, transmeton IndeksOnline.

Në një intervistë për FourFourTwo, De Ligt tha: ”Të jem i sinqertë, nuk është asgjë speciale për mua. Ka shumë shkrime në gazeta, por nuk u jap vëmendje atyre”.

”Këtë moment, nuk kam ndonjë informatë, kështu që preferoj të jem i koncentruar tek Ajaxi”.

”Është gjithnjë mirë ta shohësh veten duke u lidhur me këto klube, por këtë moment, ende nuk kam dëgjuar asgjë”, shtoi ai./IndeksOnline/