11:02 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Reagimi i Haradinaj-Stubllës pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi pafajësinë e saj

Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi pafajësinë e saj.

Ajo tha se pas 3 vitesh, drejtësia triumfoi, raporton Indeksonline.

“Pas gati 3 viteve përballjeje me një çështje penale absurde, drejtësia triumfoi!

Pavarësisht koincidencave që është vështirë të injorohen, e për të cilat nuk është momenti të flas sot, tani më shumë se çdo herë tjetër besoj në drejtësi. Janë pikërisht rastet si ky i imi që dëshmojnë më së miri pse duhet të luftojmë e të ndihmojmë secilin e secilën që përkushtohet t’a mbrojë gjyqësorin nga ndikimi politik, e mediat nga instrumentalizimi shantazhues! Gjuetia e shtrigave kundër atyre që NUK PËRSHTATEN duhet të marr fund!

E kam thënë shpesh: disa beteja edhe mund t’i humbim rrugës, por luftën do ta fitojmë!“, ka shkruar Haradinaj-Stublla.