14:10 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Reagimi i Haradinajt pasi BIA serbe i ndaloi këshilltarin Jovanovic

Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit që i është bërë sot në kufi nga autoritetet serbe këshilltari i tij, Srdjan Jovanovic.

Kryeministri i ka bërë thirrje Brukselit zyrtar që të reflektojë ndaj sjelljeve të përsëritura nga politika serbe.

“Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.
Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona” shkruan Haradinaj në reagim./Indeksonline/