08:48 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / L K

Reagimi i Kate Middleton kur iu kërkua të bënte një “selfie” po bën xhiron e botës (VIDEO)

Kate Middleton ndau një moment të butë me një fans teksa vizitonte Kirkgate Market në mbështetje të fushatës së saj të re.

Pasi foli me tregtarët dhe shitësit në treg, asaj iu kërkua një selfie. Në një video të shpërndarë nga reporteri mbretëror i GB News Cameron Walker, një djalë e pyeti Kate: “A mund të bëj një selfie?”. Princesha u përgjigj: ” Po mundesh, shumë shpejt.”/abcnews.al/

Ndërsa ngriti telefonin për të kapur momentin me Kate Middleton, ai tha: “Më falni, jam vërtet nervoz”. Kate u përgjigj me qetësi: “Ju lutem mos u shqetësoni, është në rregull, të gjithë jemi nervozë. Gëzohem që u njohëm, kujdes.’