10:36 / E Enjte, 07 Mars 2024 / G T

Reagimi i futbollistëve të Leipzig-ut: Ishte i kuqi, gjyqtarët kanë frikë t’i ndëshkojnë lojtarët e tillë

Skuadra e RB Leipzig u eliminua nga UEFA Champions League pasi barazoi mbrëmë ndaj Real Madridit 1-1 (2-1 rezultati i përgjithshëm).

Në pjesën e dytë, Vinicius Junior u ndëshkua me karton të verdhë, por lojtarët kundërshtarë mendojnë se braziliani meritoi të kuqin, shkruan Indeksonline

Benjamin Henrichs tha se po të ishte ndonjë lojtar i klubit gjerman në atë situatë, do të nëshkohej me të kuq direkt.

“Nëse një nga lojtarët tanë do të kapte për qafe një futbollist të Real Madridit, ai do të përjashtohej 100%”, u shpreh Henrichs

Vinicius Junior gjatë ndeshjes u revoltua dhe kapi për fyti lojtarin kundërshtar, Orban, ky i fundit u deklarua: “Gjyqtarët nuk kanë guximin për ta larguar një lojtar të tillë. Ai më kapi qafën me të dy duart. Kjo është mungesë respekti”./Indeksonline/