21:29 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Ministres së Drejtësisë pas arrestimit të ish-drejtorit të burgjeve

Pas arrestimit të ish drejtorit të burgjeve, Arben Çuko ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni e cila ka kërkuar nga prokuroria zbardhjen deri në fund të veprimeve të Çukos.

“E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre”, ka deklaruar Gjoni, raporton TCH.

Ministja gjithashtu tha se në shtator i kishte propozuar kryeministrit, Edi Rama shkarkimin e Çukos.