22:45 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Reagimi i parë nga Vetëvendosje: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz!

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin.

“Është vendim skandaloz. Kushtetusja ka marra vendim skandaloz. Çfarë gjyqtarë janë këta?, ka pyetur Glauk Konjufca – në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

“Revolta vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pasë të votohet më në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk e ke fituar 51 % të votave, nuk ke fituar asnjë votë. Gjithçka më pak se 51 e votave, ia garanton partnerit të koalicionit që të të rrëzojë kur të dojë dhe të bëjë marrëveshje brenda 25 minutave me partitë opozitare”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.