19:06 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Reagimi i shpejtë i kundërshtarit, ia shpëton jetën portierit (Video)

Ngjarje të tmerrshme ndodhën në botën e futbollit gjatë këtyre ditëve

Një moment që ka mundur të shndërrohet në tragjedi ndodhi në Bosnjë, në takimin Zrinjskit – Radnikit, shkruan IndeksOnline.

Portieri, Mladen Lucic u la pa ndjenja, pas u përplas ashpër me kundërshtarin, Toni Jovic.

Megjithatë, lojtari kundërshtar e kuptoi mjaftë mirë situatën dhe i ndihmoi portierit duke e parandaluar atë nga gëlltitja.

Shumë shpejtë iu bashkëngjitën edhe lojtarët tjerë dhe stafi mjekësor.

Portierit iu rikthye vetëdija fal reagimit të shpejtë të kundërshtarit. Ai vazhdoi të mbronte portën e tij deri në fund të takimit.

Pas takimit portieri nuk hezitoi ta falënderonte kundërshtarin e tij për gjestin e bërë./IndeksOnline/

VIDEO/Minuta 3:20…