22:50 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagoi për gjithçka por jo edhe për “skandalin” brenda partisë së tij (Foto)

E premtja e kësaj jave nxori në pah një mesazh ku bëhej e ditur se “kriza” në mesin e pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kohë që ka filluar.

Madje kjo gjendje shihet të ketë shkuar aq larg, sa tashmë nuk munguakan as fyerjet. Një mesazh i publikuar në të gjitha mediat bën të ditur gjuhën e rëndë të përdorur nga deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti në drejtim të ish-liderit të VV-së, tanimë deputet nga kjo Lëvizje, Albin Kurti, shkruan Indeksonline.

“E atë mutin”, shkroi Dërguti, duke asociuar për Kurtin.

I gjithë ky debat kishte nisur teksa po bëhej fjalë për arrestimin e Kurit dhe Donika-Kadaj Bujupi, të cilët nuk respektuan masën e arrestit shtëpiak dhe të njëjtët dolën në kremtimin e fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Por edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ky incident, është pikërisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili nuk ka deklaruar as edhe një fjalë të vetme.

I vetmi hap që thuhet se Ymeri ka marrë ishte shtyrja e mbledhjes së kryesisë e paraparë për të shtunën, që të mbahet të hënën, pra ditën e nesërme.

Madje ky mesazh ishte përcjellur nga i pari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.

Siç duket Ymeri ka preferuar të heshtë, përkrah kësaj situate aspak të palakmueshme të krijuar brenda Vetëvendosjes. Madje ka hezituar që të shkruajë dy fjalë edhe në profilin e tij në Facebook, aty ku shkroi për shumë probleme të tjera./Indeksonline/