10:36 / E Martë, 16 Prill 2024 / S Z

Reagojnë kolegët e gruas së vrarë në Pejë: Jemi të tronditur nga vrasja makabre e kolegës sonë

Gjyljeta Ukella, është gruaja që është vrarë sot në qendër të Pejës. E ndjera për dy dekada me radhë ka punar si asistente në Polikinikën Stomatologjike në Pejë.

E për vrasjen e saj ka reaguar dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, të cilët janë shprehur të tronditur ngta vrasja makabre e kolegës së tyre.

 “Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë !”, thuhet në reagim.