18:25 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / A. M.

Reagojnë nga VV-ja rreth vizave: Ende s’ka deklarim zyrtar!

Lëvizja “Vetëvendosje” është deklaruar rreth raportimeve të fundit se Franca ka kushtëzuar liberalizmin e vizave për Kosovën.

Mediumi “REL” ka raportuar se në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Deputetja e partisë së Albin Kurtit, Fitore Pacolli, ka deklaruar se ky propozim i Parisit zyrtar është më shumë propozim teknik që nuk ka bazë sepse nuk është funksional si sistem.

Fitore Pacolli paralajmëron fitore të VV-së edhe në Prishtinë, Pejë,  Gjakovë, Ferizaj e Gjilan

“Këtu nuk mund ta fajësojmë qeverinë as diplomacinë e Kosovës sepse për këta muaj kemi qenë të angazhuar në mënyrë intensive që të punojmë për raportet e BE-së dhe organizatave ndërkombëtarë për reformat.

Është një propozim për aplikimin e një aplikacioni që nuk është funksional. Pra, është me rëndësi që akoma është propozim e nuk është kusht, s’ka deklarim zyrtar dhe cilat ishin qëndrimet e shteteve”, ka thënë ajo për ATV, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, propozimi që është vendosur në tavolinë nuk është përmendur asnjëherë.

“Tani për tani është vetëm propozim dhe do të ishte e padrejtë nëse Kosova nuk do ta merrte liberalizmin këtë vit”, ka thënë Pacolli. /Indeksonline/