18:38 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Reagon Agim Ademi: Sistemi i shitjes është efikas, përdoret në gjithë botën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur lidhur me problemet që ka pasur sot sistemi elektronik i blerjes së biletave.

Ademi tha se nuk ka pasur ndonjë problem, por rregullat e blerjes janë të tilla.

Nuk e kam ndonjë njoftim. Nuk ka qenë ndonjë problem i madh. Sistemi është ashtu i realizuar. Janë tri faza të blerjes së biletës. P.sh., dikush mund të klikojë mbi tri karrika, ndodhë se janë të zëna. Nëse blerësi është nga Amerika atëherë i duhen 48 orë që të dhënat të kthehen në sistem, nëse është nga Evropa më pak. Faza e tretë është pranimi i të dhënave me kartelat bankare. Nëse pranohen të dhënat ju keni blerë një biletë”.

Kreu i FFK-së theksoi se nuk mendon se duhet ndonjë pëmirësim në sistem.

Zgjidhjen e problemit ai e sheh tek zgjerimi i hapësirave të stadiumit.

Ky është sistem shumë efikas që përdoret në të gjithë botën. Këtë sistem e kemi marrë si dhuratë nga UEFA. Ndoshta zgjidhja e problemit mund të bëhet me zgjerimin e hapësirave. Këtu duhet të kemi parasysh edhe ndarjen e biletave. 1 mijë bileta për Dardanët, mysafirët i kanë marrë poashtu 1 mijë bileta “.