75 Mall Live Search
23:47 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / Z S

Reagon Batatina: Asnjëherë nuk e kam menduar se çfarë synon të arrijë duke u viktimizuar Fatlum Berisha

Tahir Batatina ka reaguar pas skandalit me Fatlum Berishën, ku në një prej mesazheve drejtuar gjyqtarit, Batatina përdor një gjuhë tejet të rëndë, duke përmendur edhe një tragjedi familjare të gjyqtarit me frazën “ty t’ka shiku Zoti njëherë”.

Megjithatë, Batatina thotë se nuk e përmendi familjen e Berishës, teksa aludon se referi po e dëmton Llaipin dhe duhet të dënohet.

Më poshtë keni reagimin e tij:

Të nderuar sportdashës,

Pretendimi për gabim të qëllimshëm me qëllim viktimizimi nuk qëndron. Unë nuk kam përmendur familjen dhe kjo çështje nuk ka të bëjë me familjen, por me gabime të qëllimshme që po na bëhen nga i njëjti person në dy ndeshje radhazi.

Asnjëherë nuk e kam menduar se çfarë synon të arrijë duke u viktimizuar Fatlum Berisha. Megjithatë, nëse këto janë gabime të qëllimshme, i qëndroj deklaratës sime dhe besoj se çdo padrejtësi duhet të marrë ndëshkimin e merituar profesional – por asnjëherë me konutacionin e dhënë.

Nuk është e drejtë të humbet mundi dhe djersa e një klubi, e një qyteti, si dhe e lojtarëve dhe stafit që punojnë gjatë gjithë javës për të përgatitur një ndeshje futbolli.

Llapi do të ia dal!

Me respekt,

Tahir Batatina