09:32 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Reagon deputetja e PDK-së: Ndali provokimet e poshtërimet EULEX, historinë s’mund ta ndryshosh

Nga PDK kanë reaguar ashpër pas nisjes së bastisjeve të reja të forcave të EULEX-it në shtëpinë e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Deputetja e këtij subjekti, Ganimete Musliu, me anë të një postimi në Facebook i ka quajtur “provokime” këto aksione të EULEX-it.

Postimi i plotë:

Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim
me një zë si SHTET.
Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurr s’na kanë poshtruar e ligështuar.
Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh.