14:29 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Reagon doktori, që po kërkohet nga Policia e Kosovës: Faleminderit vendi im që ma bëre këtë gjë!

Astrit Rexhaj është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. I riu nga Istogu akuzohet për mashtrim në votime në një rast të vitit 2010.

Por, ai ka disa vjet që jeton në SHBA. Punon atje si punëtor shëndetësor dhe është i martuar me një shtetase amerikane.

Rexhaj nga Amerika është zhgënjyer me publikimin e lajmit se po kërkohet nga Policia e Kosovës. Ai kritikon mediat, policinë dhe shtetin e tij që sipas tij ka dhënë kontribut të madh.

“Faleminderit VENDI IM së cfarë me beni! Për vend qe kam jap kontribute qdo ditë të adoleshences sime qe vendi im të duket me mirë!
Faleminderit mijëra të të rinjëve qe kanë përfituar prëj trajnimeve dhe aktiviteteteve të mija,faleminderit vendi im qe nuk u ndala duke te promovuar asnjë ditë prej momentin qe ndodhem këtu e gjo gjë e bera duke mendu vetem për ty VENDI im e tani une jamë në portale i krahasuar me KRIMINEL qe i shfaqeni e qe nuk ju paskan mbet me po vetem mua te ma beni këtë. Faleminderit portale qe me njohet shumica dhe nuk kërkuat një opinion nga une para publikimit.

Faleminderit gjykate e polici qe publikoni diqka qe kamë pas avokat për atë rast qe ka ndodh vitin 2010 kur une isha student dhe si student kisha vullnet me kontribu nje proces zgjedhor e demokratik e si student qe kisha nevoj për nje page ditore dhe si i tillë nuk e kam pranu asnjë here nje rastë të tillë. Si i tillë kam kërkuar raport detaj prej KQZ-sënë Prishtinë ate kohe dhe asnjë herë nuk ka ardh ai raport dhe si rezultat qe une vete nuk isha fizikisht me deshmu rastin ne të kunderten kam angazhu avokat dhe e kam bere te qartë qe nuk e pranoj asnjehere ate loje qe dikush e ka bere me vota dhe ne si student te gjore e kemi bart ne supet tona!

Tani të gjitha portalet po me shkaruani per opinion, ishte me a leht të gjendem edhe para publikimit, kurrë nuk isha fshehur askund! Po tani qe me shkaktuat traumë dhe së si thojnë amerikanet “ Defamation of Character” mos me kerkoni me!

Faleminderit VENDI im qe humb ata qe të duhen TY”, shkruan Astrit Rexhaj në reagim./Indeksonline/