22:08 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Reagon edhe komisioni i gjyqtarëve, kërkon drejtësi

Komisioni i gjyqtarëve ka reaguar pas sulmit që iu bë gjyqtarit anësor të ndeshjes Gjilani – Llapi, Meriton Berisha.

Ata kanë kërkuar që të gjithë akteret e dhunës të vihen para drejtësisë.

Ky është njoftimi i tyre:

Komisioni i gjyqtareve me shqetësim te thellë ka ndjekur sot sulmin që i është bërë gjyqtarit Meriton Berisha gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Konsiderojmë, se linçimi dhe gjuha ofenduese e ditëve të fundit ka krijuar një atmosferë të atillë e cila ka sjellë edhe dhunën që ndodhi sot.

Komisioni i gjyqtarëve, konsideron se aktet e tilla janë të papranueshme dhe dënon ashpër sulmin që ka ndodhur sot ndaj Meritonit dhe gjuhën ofenduese e cila është drejtuar në drejtim të gjyqtarëve kohëve të fundit. Prandaj, kërkojmë nga organet e shtetit që akterët e këtij sulmi qyqar të vihen para drejtësisë.

Njëherit, komisioni ofron mbështetje të pakusht ndaj Meritonit dhe gjyqtarëve të futbollit dhe i inkurajon që edhe më tej që të bëjnë detyrën e tyre me nder, ashtu siç e kanë bërë deri më tani.

Me respekt,

Perparim Hasani

Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve