10:43 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Reagon Ganimete Musliu e PDK-së: Seancat e Kuvendit s’po nisin kurrë me kohë

Ganimete Musliu, deputetja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e PDK-së, gjatë ditës së sotme ka thënë se seancat plenare asnjëherë nuk kanë filluar me kohë.

Ajo me anë të një video live në rrjetin social Facebook ka thënë se ata janë duke pritur për një orë për të filluar seancën e sotme.

Musliu ka fajësuar kryesinë e Kuvendit të cilët sipas saj janë vonuar dhe do të duhej ata të fillonin këtë seancë.

“Asnjë seancë nuk ka filluar në orën 10:00, kjo është e tepërt. Mblidhemi në kohë pandemie në një sallë me 120 persona dhe presim të fillojë një seancë”, ka thënë Musliu.

Në seancën e parë që nis në orën 10:00 do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara në mesin e të cilave është edhe Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.