11:38 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Reagon Gjilani: Stafi i Vëllaznimit ofendoi futbollistët, FFK-ja duhet të marr masa

Skuadra e Gjilanit përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ndodhin e ditës së shtunë (dje) në takimin ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Ishte duke shkuar mjaftë mirë kur në minutat e fundit të ndeshjes, tifozët vendas filluan të hidhnin gjësende të forta në fushë, duke lënduar lojtarin e Gjilanit, Betim Haxhimusa dhe disa pjesëtar të policisë, shkruan IndeksOnline.

Gjilani përmes rrjeteve sociale ka reaguar ashpër dhe kërkon nga Federata e Futbollit të Kosovës të merr mesa të rrepta për këtë ndodhi.

Ndeshja në fund përfundoi me rezultat të barabartë 0 me 0, duke ia siguruar mbijetesën klubit nga Anamorava./IndeksOnline/

Reagimi i plotë i Gjilanit: