21:48 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Vasfije Krasniqi: Ju lutem mos provokoni me ndjenjat tona

Rreth fotos së publikuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka reaguar edhe Vasfije Krasniqi Goodman.

Ajo ka thënë se pavarësisht se ku apo prej kujt ka ndodhur, dhuna sekualse është e dënueshme dhe që nuk duhet të publikohen gjëra të tilla.

“Ne duam drejtësi, dhe jo të na përsëritet krimi në cfarëdo forme” ka përfunduar njëra ndër gratë që mori guximin për t’u rrëfyer publikisht për dhunën që i është bërë gjatë luftës.

Statusi i plotë:

Pas krejt ksaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sotë, pamvarsisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale eshte e denueshme, por si nje e mbijetuar unë ne emër ” të gjithave” ju lutem qe te kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjera te tilla, sepse kjo është njera nga padrejtesit që na bëhet neve.
Ne duam drejtësi, dhe jo të na perseritet krimi në cfardo forme.



Vasfije Krasniqi Goodman është aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, e cila avokon për të mbijetuarit e dhunës seksuale në nivel global. /IndeksOnline/