21:37 / E Shtunë, 21 Shtator 2019

Reagon Haradinaj, thotë se lajmi për refuzimin e ftesës së Trump-it është manipulim i pastër

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me raportimet se ai “ka refuzuar ftesën e Presidentit Donald Trump për vizitë” duke i quajtur të pavërteta.

Haradinaj ka shkruar se këto raportime janë manipulim në kohë të fushatës parazgjedhore.

“Lajmi që po qarkullon nëpër disa portale se kinse kam refuzuar ftesën e Presidentit Amerikan, Donald Trump, është manipulim i pastër me të vërtetën, pikërisht në kohë fushate parazgjedhore”, ka shkruar Haradinaj.