15:25 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / AR

Reagon këngëtarja e njohur pasi u rrëzua në skenë para 20 mijë njerëzish

Këngëtarja britanike, Anne-Marie ka thyer heshtjen, pasi pësoi një rënie dramatike gjatë një performance të drejtpërdrejtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Brit Awards”.

Ajo u rrëzua nga disa shkallë përpara një publiku prej 20 mijë personash dhe zëri i pësoi lëkundje, por si një profesioniste e vërtetë, vazhdoi me këngën. Duke bërë shaka për incidentin, Anne-Marie shkroi në Twitter: “Nuk më duhej gjithsesi kyçi i këmbës së majtë”.

Fansat e saj nuk kanë hezituar ta shprehin mbështetjen e tyre, duke pretenduar se ajo e përballoi mirë situatën dhe ka dëshmuar aftësitë si një profesioniste.