75 Mall Live Search
16:37 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / AR

Reagon Komuna e Malishevës pas rastit në gjimnaz ku zv/drejtori ngacmoi seksualisht nxënësen

Komuna e Malishevës, e dënon ashpër rastin që ka ndodhur ditë më parë në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë, rast për të cilin thonë se janë njoftuar nga ana e organeve përgjegjëse.

Komuna e Malishevës, vlerëson se aktet e tilla janë të papranueshme dhe ju bën thirrje organeve kompetente, që angazhimin për zbardhjen e rastit ta çojnë deri në fund.

Gjithsesi, Komuna e Malishevës, karshi situatave të tilla, për asnjë moment nuk do të jetë tolerante dhe thotë se do të bëjnë përpjekje maksimale që aktet e tilla mos të përsëritën më.

Për këtë rast dje ka raportuar Indeksonline.

Kujtojmë që Gjykata Themelore në Gjakovë i ka vendosur masën e paraburgimit një muaj të pandehurit A. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.