19:17 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Reagon LDK për debate: Abrashi që nga e hëna e pret në ballafaqim Shpend Ahmetin

Shtabi Zgjedhor i LDK-së njofton se paralajmërimi i publikuar për debatin televiziv në RTV Dukagjini është bërë pa pëlqimin e tyre.

Sipas një njoftimi për media, LDK thotë se kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi nuk iu ikë debateve, por po respektojnë orarin zyrtar të fushatës dhe përcaktimin e tyre për debate mes kandidatit për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe kundërkandidatit të tij në 5 ditët e fushatës, në 5 televizione.

Ky është njoftimi i plotë:

Shtabi Zgjedhor i LDK-së njofton se paralajmërimi i publikuar për debatin televiziv në RTV Dukagjini është bërë pa pëlqimin tonë, përndryshe z. Abrashi sonte është në Klan Kosova, në Interaktiv KTV dhe në Gazeta Express.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, z. Arban Abrashi nuk iu ikë debateve, por po respektojmë orarin zyrtar të fushatës dhe përcaktimin tonë për debate mes kandidatit tonë për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe kundërkandidatit të tij në 5 ditët e fushatës, në 5 televizione. Sipas agjendës së paracaktuar, z. Abrashi do të jetë prezentë sonte në disa programe televizive. Por, jo në RTV Dukagjini. Edhe aty do të jemi, për hir të shikuesve, por kur të dakordohemi paraprakisht. Paniku i humbjes e ka kapluar kandidatin e Vetëvendosjes. Pasi t’i kryejnë pazaret, Abrashi i pret në ballafaqimin 555, që nga e hëna Shpendin, Selimin, Rrahimin, Dardanin e të tjerë.