Reagon ministri serb që u kthye dje në Merdare, thotë se arrestimi i Gjuriq ishte i orkestruar
Ministri i Kulturës në Serbi, Vladan Vukosavljeviq i cili dje u kthye në pjesën kufitare të Merdares edhe pse i ishte lejuar të hynte në Kosovë ka komentuar çështjen e arrestimit të drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.
Vukovsavljeviq ka thënë se arrestimi i djeshëm ishte i orkestruar dhe kjo nuk ishte dhunë e drejtuar vetëm në atë, por në gjithë vendin, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë ai ta se autoritetet kosovare treguan synime e tyre në lidhje me dialogun dhe se vetë ngjarja tregon se çështja komplekse është e tillë ndër shekuj./Indeksonline/